Haxhiu: Propozimi për kompleksin rezidencial, absurd

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 14:33 | Nga

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se propozimi për ndërtimin e një kompleksi rezidencial për institucionet e Kosovës, nga presidenti Hashim Thaçi, pos që është absurd është edhe i gërditshëm.

“Ndërtimi i një kompleksi rezidencial është ide dhe propozim sa absurd aq edhe i gërditshëm e sidomos në këto rrethana nëpër të cilat po kalon vendi dhe qytetarët”, shkruan Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

“Si ka mundësi që këta njerëz në vazhdimësi e kanë mendjen tek luksi, paraja, rehatia!?”, pyet Haxhiu, duke shtuar disa vërejtje të saj për gjendjen në Kosovë.

“A e dijnë ore këta që qytetarët, në mungesë të zhvillimit ekonomik, po detyrohen me lëshu vendin për të kërkuar jetë më të mirë? A e dijnë këta që qytetarët tanë janë të papunë dhe po luftojnë me mjerimin e varfërinë? A e dijnë këta që shumë reparte në QKUK, nuk i ngjajnë spitalit ose që qytetarët detyrohen me i ble shumicën e barnave ose me kërku mbështetjen financiare për trajtim jashtë vendit!
Janë me mijëra familje që s’kanë kulm mbi kokë”.

“Janë bërë tmerr i vërtetë për besë”.

Të ngjashme