Haxhiu: Pse Qeveria Kurti po manipulon me shifra të Coronavirusit

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Qeveria Kurti po manipulon me shifra e të  infektuarve me Coronavirus.


Haxhiu ka shkruar që sipas raportit të publikuar dje nga IKSHPK, rezulton se deri me datë 02.05.2020, në Kosovë kanë vdekur 25 persona nga COVID-19, ndërsa Ministria raporton për 22.

Ai tutje ka shkruar se në raportin javor që ka publikuar IKSHPK, konfirmohet manipulimi me numër të rasteve të diagnostikuara dhe të fataliteteve me COVID-19.

Postimi i plotë:

Pse Qeveria Kurti po manipulon me shifra të COVID-19?

Sipas raportit të publikuar dje nga IKSHPK, rezulton se deri me datë 02.05.2020, në Kosovë kanë vdekur 25 persona nga COVID-19, ndërsa Ministria raporton për 22.

MSH duhet të jetë transparente dhe të përgjigjet përse po manipulon me të dhënat statistikore të të diagnostikuarve dhe të vdekurve me COVID-19.

Në raportin javor që ka publikuar IKSHPK, konfirmohet manipulimi me numër të rasteve të diagnostikuara dhe të fataliteteve me COVID-19.

Sipas raportit javor 26.04.2020 – 02.05.2020 që dje e ka publikuar IKSHPK vërtetohen manipulimet që po ndodhin me raportimet e rasteve te diagnostikuara  dhe të vdekurve me COVID19.

Gjatë javës së shkuar në raportimet ditore janë prezantuar 3 raste të diasgnostikuara dhe asnjë rast i të vdekurve me COVID-19 në komunat veriore të Kosovës.

Ndërsa sipas raportit javor që dje e ka publikuar IKSHPK prezantohen 17 raste të diagnostikuara dhe 3 raste me fatalitet me COVID-19 në komunat veriore të Kosovës.

Pra, Ministria e Shëndetësisë gjatë javës që lamë pas nuk i ka prezantuar 14 raste të diagnostikuara  dhe 3 raste të vdekjeve me COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Gjatë raportimeve ditore nga data 26.04.2020 deri me datën 02.05.2020 janë paraqitur 2 raste të vdekjeve me COVID-19, ndërsa në raportin javor që dje ka publikuar IKSHPK  prezantohen 5 raste të vdekur nga COVID-19.

Gjatë raportimeve ditore nuk janë prezantuar 3 rastet e vdekura nga COVID-19, ( 1 në Mitrovicën Veriore, 1 në Leposaviq dhe 1 në Zubin Potok).

Sipas këtij raporti numri i rasteve që kanë humbur jetën nga COVID-19 del të jetë 25 dhe jo 22 siç e ka prezantuar MSH.

Ndërsa  numri i rasteve të diagnostifikuar me COVID-19 nuk është 865 dhe jo 851 siç e ka prezantuar MSH.

MSH duhet të sqarojë përse po manipulohet me numër të rasteve, përse nuk po prezantohen ashtu si janë në realitet

Të ngjashme