Haxhiu: Pushteti dhe plotësimi i apetiteve politike, prioritet i qeverive të mashtrimit

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim të situatës tani kur përhapja e pandemisë COVID 19 ka shënuar rritje.
Ai ka thënë se spitalet dhe klinikat e QKUK-së janë shndërruar në vatra kryesore të përhapjes së virusit, pasi aty qëndrojnë edhe familjarë të pacientëve, nuk ka dezinfektues dhe as vija ndarëse mes ambienteve të kontaminuara dhe pjesës tjetër.

“Situata me pandeminë COVID është tejet alarmante. SHSKUK dhe spitalet tona janë para kolapsit nga numri i madh i shtuar i pacientëve me corona virus. Derisa vendi po shkon drejt katastrofës shëndetësore këta të Avdullah Hotit që janë në qeveri dhe ata që ishin para tij.”, tha Haxhiu.

Ai kritikoi qeveritë Hoti dhe Kurti për shkelje të masave nga vetë ana e tyre, për mashtrim dhe joprofesionalizëm.

“Me mashtrim, joprofesionalizëm e hajni kishte vepruar edhe qeveria paraprake e Albin Kurtit, i cil edhe mbrëmë shkeli masat mbrojtëse, pa maskë organizoi tubime festive për të disatën herë me radhë. Kur politikanët shkelin masat për një grusht votash e pak pushtet dhe nuk ndëshkohen, atëherë përse shteti i dënon qytetarët dhe i amniston politikanët. Këta politikanë të papërgjegjshëm sillen me aq komoditet pa qarë kokën se çfarë po vuajnë pacientët dhe familjarët e tyre, çfarë mundi dhe sakrifikce mbinjerëzore po bëjnë mjekët. Pushteti, plotësimi i apetiteve politike ishin dhe janë prioritet i këtyre dy qeverive të mashtrimit.”, shtoi Haxhiu.

Të ngjashme