Haxhiu: Qëllimshëm u rrënua procesi i vetingut

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se sot Qeveria ka shkelur mbi një punë që kishte nisur në fundin e shkurtit të vitit 2020, kur edhe u themelua grupi i ekspertëve për vetingun në sistemin e drejtësisë me qëllim të dizajnimit të skenarëve se si në Kosovë mund të bëhet vetingu.

“Ishim të përkushtuar për shtetin e së drejtës dhe qëllim kryesor kishim çkapjen e sistemit të drejtësisë, kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe arritjen e një sistemi të drejtësisë me prokurorë e gjyqtarë të ndershëm e me integritet moral e profesional të cilët do të vepronin vetëm në përputhje me kompetencat e tyre, pa u frikësuar dhe pa asnjë ndikim, nga askush! Këtë e duan edhe prokurorët e gjyqtarët e ndershëm brenda sistemit”.

“Sot, kjo punë e mirë u rrënua qëllimshëm. Harrnimet aktuale janë dëshmi se kjo Qeveri nuk e do shtetin e së drejtës”.

“Në fund fare unë falënderoj secilin anëtar të grupit të ekspertëve që pranuan me vullnetin më të madh dhe pa asnjë kompensim financiar të japin kontributin e tyre profesional në këtë proces. Kjo reformë ndonëse po shtyhet e pengohet qëllimshëm, nuk mund të ndalet. Shteti i së drejtës nuk ka alternativë!”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme