Haxhiu: Qytetarët janë bindur se PDK-ja është subjekti më serioz

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Bekim Haxhiu është mirëpritur nga banorët e Gjilan, Kamenicës, Krilevës, Hodonocit, në Malësinë e Gollakut, me programin e rimëkëmbjes.

Haxhiu ka thënë se qytetarët tashmë janë bindur se PDK është subjekti më serioz, që realizon programe madhore, realizon premtimet për zhvillimin e vendit.

Postimi i plotë:

Në Gjilan, Kamenicë, Krilevë, Hodonoc, në Malësinë e Gollakut, programi i rimëkëmbjes, i PDK-së po merr mbështetjen e madhe të qytetarëve.

Brengë e madhe e banorëve të Gollakut, të fshtrave, të brezit kufitar në Kamenicë janë arsimimi i fëmijëve, mbyllja e shkollave nga Komuna e Kamenicës.Këtë problem e ka shkaktuar qeverisja lokale dhe nuk ka arritur ta zgjidh as qeveria qendrore.

Në Gjilan takova profesionistët shëndëtësorë me të cilët diskutuam programin e rimëkëmbjes së shëndetësisë.

Qytetarët, tashmë janë bindur se PDK-ja është subjekti më serioz, që realizon programe madhore, realizon premtimet për zhvillimin e vendit.Faleminderit për mikpritjen dhe besimin!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme