Haxhiu: Rasti në Karaçevë është vetëm konsekuencë e qasjes së politikës sonë karshi Serbisë

Prishtinë | 08 Gus 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Sipas saj, kjo që ka ndodhur dje në Karaçevë është e papranueshme dhe Qeveria Hoti duhet të jep përgjegjësi.

Tutje, Haxhiu ka thënë se përveç largimit të Qeverisë duhet të kthehet edhe reciprociteti ndaj Serbisë.

Reagimi i plotë:

Rasti i djeshëm i futjes së xhandarmërisë së Serbisë në Karaçevë është vetëm konsekuencë e qasjes së politikës sonë karshi Serbisë.

Në dialogun e ashtuquajtur teknik me Serbinë plotë herë na është thënë se si Serbia njohu Kosovën, teksa marrëveshjet nënshkruheshin, kompromiset zbatoheshin në Kosovë dhe pranoheshin njëanshëm gjithnjë ishte nevoja edhe për pak negociata. Gjendja nuk përmirësohej në terren, Republika dëmtohej e Serbia ishte e pangopur. Kjo ishte e vazhdon të jetë qasja e Kosovës karshi Serbisë: negocio pa kushte, lësho pe në sovranitet dhe si rezultat bëje prapë të nevojshëm negocimin. Kjo nuk është logjikë shtetformuese, përkundrazi kjo është logjikë shtetrrënuese.

Qeveria ilegjitime po vazhdon avazin e vjetër, por tash në formë edhe më të rëndë. Teksa më herët nuk kishte ndonjë sjellje dinjitoze e të barabartë me Serbinë këta shkuan edhe më larg, jo vetëm që nuk këmbngulin karshi saj asgjë, por e hoqën vendimin e qeverisë Kurti për reciprocitet me Serbinë si parim ndërkombëtar i marrëdhënieve mes shtetesh si dhe hoqën dorë nga anëtarësimi në organizma ndërkombëtar vetëm për ta kënaqur Serbinë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme