Haxhiu reagon pas aksionit “Subvencioni 2021”

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të disa zyrtarëve në Ministrinë e Bujqësisë, si vazhdim i aksionit “Subvencioni 2021”, të organizuar nga policia dhe prokuroria.

Haxhiu në një shkrim në Facebook ka thënë se zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm do të japin përgjegjësi.

“Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi.

Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë! Shteti i së drejtës nuk ka alternative”, ka shkruar Ministrja Haxhiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme