Haxhiu: Rreth 2 mijë euro i harxhuan Kurti dhe Bislimi për dy ditë në Bruksel

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, thotë se rreth dy mijë euro ka kushtuar vizita dy ditore e kryeministrit Albin Kurti dhe zv.kryeministrit, Besnik Bislimi në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

Haxhiu thotë se kjo shumë është mjaft e madhe dhe se shprehet e bindur se qeveria Kurti do të bëjë shumë autogola.

Shkrimi i plotë:

Rreth 2000 € të taksapaguesëve kosovarë është shuma që Albin Kurti dhe Besnik Bislimi i kanë harxhuar vetëm për dy ditë në Bruksel. Natyrisht për akomodim, udhëtim e mëditje( të cilat këta të VV gjithmonë i kanë pas pikë të dobët veçse opozitarizmi iu ka lejuar që topin ta gjuajnë te qeveria. Tashmë veç sa kan filluar me autogola, që do të jenë të panumërta. Ama vërtetë shumë e madhe, apo jo?

I mbetet zt. Bislimi që me një “përllogaritje” të shpejt të kalkuloi se sa kifle do të paguheshin me këto mjete për nxënësit tonë!

Të ngjashme