Haxhiu: Rritja e pagës vetes, vepër penale

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 22:51 | Nga

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për t’ia rritur vetes pagën.

Sipas saj, kjo është vepër penale, në kundërshtim me nenin 424 të Kodit Penal të Kosovës.

“Vendimi i Qeverise per rritjen e pagave per kryeministrin, ministrat dhe te tjeret eshte veper penale! Pra edhe z.Haradinaj por po ashtu edhe ministrat që kanë votuar këtë vendim kanë bërë vepër penale”, shkruan Haxhiu.

Ajo ka paralajmëruar që vendimin për rritje pagash do ta dërgojë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasi Kodi Penal e specifikon në këtë nen që personi zyrtar nuk mund të vendosë për një çështje që ka interes të drejtpërdrejtë financiar, pasi shkakton konflikt interesi.

Postimi i Haxhiut:

Vendimi i Qeverise per rritjen e pagave per kryeministrin, ministrat dhe te tjeret eshte veper penale!

Pra edhe z.Haradinaj por po ashtu edhe ministrat që kanë votuar këtë vendim kanë bërë vepër penale.

Kete vendim qysh neser do ta dergoj ne Agjensionin Kunder Korrupsionit!

Neni 424 i Kodit Penal i ndalon personit zyrtar të vendos për një çështje që ka interes të drejpërdrejt financiar!

Image may contain: text

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme