Haxhiu: Sa më shpejt të merremi me KSHC-në, studentët po e pësojnë nga kaosi brenda

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka folur sot në seancën e Kuvendit, ku ka ngritur shqetësimin e saj për atë që po ndodh në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, nga kaosi i të cilit ka thënë se po e pësojnë studentët.

Haxhiu, fjalën e saj e ka nisur duke uruar qeverinë e re, e cila u zgjodh dje, duke thënë se qeveria do ta ketë përkrahjen e AAK-së kur është nevoja, por edhe do të jetë kritikuese kur duhet të jetë.

“Atëherë kur është momenti për t’ju përkrahë, ne do të jemi këtu, por edhe kur është momenti për t’ju mbajtë përgjegjës do të jemi këtu. Jam shumë e gëzuar që sot Kuvendit po i kthehet normaliteti”, ka thënë ajo.

Haxhiu, ka thënë se për shkak të kundërthënieve të anëtarëve të KSHC-së përbrenda saj, janë duke e pësuar më së shumti studentët bursistë në institucione prestigjioze të arsimit.

“Mendoj se tash duhet të diskutojmë se çfarë po ndodh Këshillin Shtetëror të Cilësisë (KSHC). Unë nuk dua të hyjë në pjesën ku policia e prokuroria po heton, por shqetësim i imi janë institucionet të cilat presin t’ju akreditohen programet dhe mbi të gjitha studentët të cilët po pësojnë. Shumë studentë të cilët janë në institucione prestigjioze për nivelin master apo doktoraturë, të cilët kanë fituar bursa dhe është dashur të kthehen prapa për arsye se diplomat e marra në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, nuk iu kanë vlejtë, sepse studentët shpeshherë fillojnë vitin akademik para se të akreditohen programet”, tha ajo.

Haxhiu i bëri thirrje ministrit të ri të Arsimit, Ramë Likaj, që të ndërmarrë masa ndaj kësaj situate.

“Dhe kështu atyre iu del ajo diplomë e pavlefshme. Ky është shqetësimi. Kush duhet të jetë përgjegjës. Unë thërras ministrin Likaj dhe secilin që ta bëj maksimunun që kjo të mos u ndodh studentëve tanë, që të humbin bursat e fituara me dijen e tyre”, tha ajo.

Të ngjashme