Haxhiu: Shoqëria civile do të përfshihet në iniciativat për hartimin e dokumenteve të politikave të MD-së

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, edhe sot, priti në takim një grup të gjerë të përfaqësuesve të shoqërisë civile të cilët janë të përshirë në trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë do të jetë transparente dhe bashkëpunuese me shoqërinë civile, duke ua mundësuar kështu përfshirjen e tyre në iniciativa të hartimit të të gjitha dokumenteve të politikave që janë përgjegjësi e MD-së.

Ministrja Haxhiu tha se mbikëqyrja e punës nga shoqëria civile, do të rriste përgjegjësinë, profesionalizmin dhe performancën e Ministrisë së Drejtësisë.

Së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile, ministrja Haxhiu ka diskutuar për legjislacionin që ka të bëjë me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar,  procesin e Vetingut që është trajtuar në kuadër të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, hulumtimin dhe adresimin e krimeve të luftës, politikat në fushën e të drejtave civile, çështjet pronësore dhe të drejtat e njeriut, respektivisht fushën e ekzekutimit të sanksioneve penale

Ndërsa përfaqësuesit e këtyre organizatave falënderuan ministren Haxhiu për angazhimin e saj ndërsa kërkuan nga Ministria e Drejtësisë të trajtojnë me kujdes hartimin e politikave nga ky institucion.

Të ngjashme