Haxhiu: Situata me pandeminë jashtë kontrollit, Qeveria s’ka jetëgjatësi

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 13:45 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me dorëheqjen kolektive të anëtarëve të grupit të ekspertëve për vettingun, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se me 28 shkurt të këtij viti Qeveria Kurti mori vendim për themelimin e grupit të ekspertëve për vettingut.

Ajo tha se si ministre nuk e nisi e vetëm vettingu, por një grupi personash që kishin CV të mirëfilltë.

“Grupi i ekspertëve kanë vazhduar mandatin sepse nuk ishin persona partiak. Etiketimi ose aludimi nga ministri i Drejtësisë janë të papranueshme”.

“Qeveria e paligjshme po vazhdon ruajtjen e klientelave. Qeveria po dëshmon që misioni i saj për mbrojtjen e korrupsionit është i palëkundshëm”.

Haxhiu theksoi se qeveria po ia beson sistemin e drejtësisë bartësve të saj. Sipas saj, kjo Qeveri nuk do të ketë jetëgjatësi.

Ajo theksoi se situata me virusin ka dalë jashtë kontrollit dhe se lajmet e rritjes së numrit të rasteve janë shqetësuese, raporton EO.

“Në anën tjetër nuk kemi par përpjekje serioze në raport me pandeminë. Përveç që kanë akuzuar VV-në në raport me situatën aktuale ata kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme