Haxhiu: S’ka depolitizim të arsimit, përderisa drejtorët emërohen nga kryetarët e komunave

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 13:34 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se nuk mund të ketë depolitizim të arsimit, përderisa drejtorët e shkollave emërohen nga kryetarët e komunave, raporton Ekonomia Online.

“Nuk ka depolitik të arsimit derisa kryetarët e komunave i emërojnë drejtorët në shkolla. Nuk mundesh me prit një cilësi më të fortë kur drejtorët e shkollave janë të emëruar politik. PDK i ka përmirësua pagat mësimdhënësit. Cila është mbështetja që nesër qeveria ka me bë për studentët ata nuk i kanë 5 euro me pagua internetin, ka nxënës që nuk kanë pasur telefon të mençur dhe ky është qëllimi i këtij debati”.

Haxhiu e dha këtë deklaratë në seancën ku Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19.

Të ngjashme