Haxhiu: S’presim asgjë nga një grup mashtrues

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 12:34 | Nga Albanë Hajdari

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se nuk presin asgjë nga koalicioni i shpresës ashtu siç është paralajmëruar.

Siç tha ajo se kjo qeveri do të jetë shkurtër.

Mes tjerash, ajo tha se AAK nuk pret asgjë nga një grup mashtrues.

“Na kujtoj videolojërat e tij kohëve të fundit kur nuk takoheshin me Isa Mustafën ose kur takoheshin për tu takuar. Më i eturi për pushtet Albin Kurti me një ego të papërmbajtur është në gjendje të sakrifikoj edhe njerëzit më të afërt të tij. Është deklaruar se nuk do të ketë dorëheqje të Glauk Konjufcës. Kjo qeveri duket se javët i ka të shkurtra. Ne jemi të sigurt se këto pazare e lojëra nuk do të kenë rezultatet e shpresës. Uroj që ky zhgënjim të mos jetë i shkallës së lartë. Nuk presim asgjë më mirë nga një grup mashtruesish”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu tha se pret nga qeveria e re të vazhdojë punët e mira që i la në gjysmë Haradianj, ndërsa kërkoi që taksa të mos preket.

Të ngjashme