Haxhiu-Tahirit: Sa të jem unë ministre e Drejtësisë, nuk do të bëhen noterë ata për të cilët ti ke ndërhyrë

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi ish-ministri i Drejtësisë, njëherësh shef i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka hapur temën e noterëve, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu i tha Tahirit se nuk do t’i bëjë kurrë noterë ata të cilët dëshiron Tahiri e kur u fol për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial, Haxhiu tha se nuk po e kuptonte shqetësimin e Tahirit.

“Nuk po e kuptoj shqetësimin që ke z. Tahiri. Tash unë jam e shqetësuar sepse gjendja në sistemin e Drejtësisë nuk është e mirë, por çka ke ti që shqetësohesh, nuk po mund ta kuptoj fare. Ndoshta edhe mund ta kuptoj, por më mirë s’po e them”.

Ajo ia përmendi Tahirit procesin e rekrutimit të noterëve, për të cilin ky i fundit tha se ka vepruar mirë, teksa i tha se Haxhiu po tregon nivel të paaftësisë së saj.

“Kjo e tregon nivelin e paaftësisë tënde… Po lej ato se s’janë në rend dite”, tha Tahiri.

“Sa i përket noterisë, as mendja mos të shkon që ka me t’i bë noterë ata që ti i ke ndërhy me i vlerësu më së larti me pikë. Jo Abelard Tahiri, sa të jem unë ministre e Drejtësisë, kurrë jo”, tha Haxhiu.

Të ngjashme