Haxhiu: Takimi i radhës Kurti-Mustafa brenda kësaj jave, pozita e presidentit po na ndan

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 12:44 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se takimi ndërmjet VV-së dhe LDK-së do të ndodhë brenda kësaj jave.

Ajo shtoi se tashmë janë pajtuar që të ndajnë nga 5 ministri për të dyja partitë dhe 2 për minoriteteve

“Unë besoj që takimi i radhës do të ndodhe shumë shpejt brenda kësaj jave dhe ka pasur disa takime në nivel të kryetarëve prej momentit kur ne grupet punuese i kemi përfunduar harmonizimin programor. Kur kanë qenë takime jashtëzakonisht të vlefshme dhe konstruktive dhe shumë optimiste për koalicionin e ardhshëm. Kemi pasur dy takime të kryetarëve ku kanë pasur për qëllim t’i ndajnë përgjegjësitë në qeverinë e ardhshme. Jemi pajtuar që VV-ja ti ketë 5 ministri dhe po ashtu 5 ministri LDK-ja dhe në anën tjetër dy minoritetet”, thotë ajo.

Haxhiu tha se ka vullnet për të pasur një koalicion ndërmjet VV-së dhe LDK-së, po pengesë në takime ka dal të jetë posti i presidentit ku LDK-ja ka kërkuar që në marrëveshje të futet edhe presidenti.

“Unë besoj që ka vullnet për të pasur një koalicion ndërmjet VV-së dhe LDK-së të paktën mund të flasë sa i përket VV-së por arsye pse nuk kanë ndodhur këto takime është për shkak që të dyja subjektet politike kanë pasur nevojat e tyre që të konsultohen me organet përkatëse për qëndrimet të cilat kanë dal në takimet e fundit gjerësisht të hënën e kaluar ku LDK-ja ka kërkuar që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe çështja e presidentit ku ka hasur edhe në mospajtimin tonë. Prandaj besoj që këtë dallim mund ta tejkalojmë duke marr parasysh që kemi shumë pajtime dhe sa më shpejt të krijohet qeveria e Kosovës, shtoi Haxhiu për EO.

Më tutje ajo pohoi se marrëveshja varet edhe nga seance konstituive e cila duhet të thirret nga presidenti Thaçi, e cila mund të caktohet edhe para 30 ditëve.

“Unë nuk mund të them me saktësi që mund të ketë një marrëveshje këtë javë sepse varet edhe nga seanca konstituive dhe besoj që hapi i parë do të duhej të ndodhej ishte thirrja e seancës konstituive nga presidenti Thaçi. Është e vërtetë që aj ka në dispozicion 30 ditë por këtë mund ta bëjë edhe para 30 ditëve dhe jo domosdo në ditën e 29 apo 30-të dhe pra po presim edhe veprim të tij dhe zbatim të së drejtës së kushtetutës që ka e pastaj duke vazhduar me institucionet gjithësisht me krijimin e qeverisë së Republikës së Kosovës”, thotë ajo për EO.

Të ngjashme