Haxhiu takohet me shefin e OSBE-së, diskutojnë për sundimin e ligjit

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka diskutuar për prioritetet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Me këtë rast, ajo tha se OSBE-ja mbetet një partner i fuqishëm i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Haxhiu dhe Braathu gjatë këtij takimi ranë dakord që të bashkëpunojnë në proceset që ndërlidhen me sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës.

Ndërsa, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, pasi uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj, deklaroi se misioni i OSBE-së do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e mëtejmë të institucioneve të pavarura, demokratike dhe në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, në promovimin e të drejtave të njeriut, komuniteteve dhe për sundimin e ligjit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme