Haxhiu takohet me stafin e MD-së, premton bashkëpunim

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar stafin e ministrisë së Drejtësisë, të cilët i ka përgëzuar për përkushtimin në punë.

Ajo ka thënë se është e përkushtuar dhe do të këmbëngulë që shërbyesit civil të trajtohen në mënyrë të barabartë

“Ministrja Haxhiu ka theksuar se mbetet e përkushtuar në trajtimin e sfidave të agjencioneve dhe departamenteve dhe shtoi se do të bëhen përpjekje këmbëngulëse që shërbyesit civil të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe që brenda këtij institucioni të vjen në shprehje drejtësia dhe meritokracia”, tha Haxhiu thuhet në njoftimin e MD-së

Ministrja Haxhiu u shoqërua nga Zëvendëssekretari i Ministrisë, z. Ardian Bajraktari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme