Haxhiu takon Apostolovën: Fuqizohet plan-veprimi i përbashkët për reformën në drejtësi

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me bashkëpunëtorët e saj, Nazlie Bala dhe Blerim Sallahu, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me bashkëpunëtorë, z. Riccardo Serri, Cezary Michalczuk, Julia Jacoby dhe Aferdita Smajli, të cilët i uruan suksese ministres Haxhiu në detyrën e re.

Me këtë rast, ministrja Haxhiu ka falënderuar znj. Apostolova për përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ministrja Haxhiu e ka njoftuar Shefen e Zyrës së BE-së, me prioritetet kryesore të cilat do t’i ndërmerr gjatë mandatit të saj dhe e siguroi se mbeten të përkushtuar në zbatimin e agjendës evropiane, përfshirë reformën në drejtësi, e cila do të ndjeket sipas standarteve ndërkombëtare dhe do të shënoj kthesën e duhur në luftën e pandalshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Gjatë takimit, u garantua mbështetje e mëtejshme nga Zyra e Bashkimit Evropian  dhe njëherit u pajtuan për fuqizimin e instrumenteve bashkëpunuese përmes projekteve të përbashkëta për të avancuar më tej me reformat që do të forcojnë shtetin e së drejtës.

Të ngjashme