Haxhiu: Të martën, seanca për Telekomin

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 12:20 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albulena Haxhiu nga Grupi Parlamentar i VV-së tha se nesër do mbahet seanca për Telekomin, ndërsa të enjten ajo për gjenocid dhe për krijimin e Tribunalit, raporton Ekonomia Online.

“Sapo mbajtëm mbledhjen e kryesisë ku u vendosën disa seanca duhet shpreh shqetësimin tonë për shkak të mosfunksionimit të rregullt të Kuvendi, tani agjenda plenare është ngarkuar dhe vjen si rezultat i kosounës së kryetarit të Kuvendit, për këtë janë mbledhur këto pikë. Seanca do mbahet nesër propozuam si grup parlamentar t’i jepet mundësia kryetarit të sindikatës të bëj një paraqitje për gjendjen në Telekom, kjo nuk është pranuar nga kryesia, vetëm me 2 vota pro për lejimin e një fjale. Seanca e re do mbahet të enjten dhe pikat që do trajtohen janë shumë, pra rezoluta për gjenocidin dhe krijimi i komisionit shtetërorë për krijimin e një Tribunali”, tha ajo.

Ajo ka treguar se kjo ka qenë kërkesë e dy grupeve parlamentare LDK-së dhe VV-së.

Sipas Haxhiut Telekomi është buzë falimentimit, shkatërrimit të qëllimshëm dhe përgjegjësit duhet të japin përgjegjësi.

“Grupi parlamentar i VV-së dhe LDK-së ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen e fundit të Telekomit dhe lidhur me moszbatimin e rezolutës se votuar në Kuvend në qershor të vitit të kaluar, afër 1 vjet jemi që Kuvendi ka votu një rezolutë për rimëkëmbjen e Telekomit dhe nuk është zbatuar. Tani jemi në situatë ku Telekomi është buzë falimentimit, shkatërrimit të qëllimshëm dhe përgjegjësit duhet dalin para përgjegjësisë”

Haxhiu nuk pranoi të flas për arrestimin e deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj. Ajo tha se kjo nuk ka qenë pjesë e diskutimit të kryesisë dhe nuk është temë për të diskutuar ajo.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/328601421155381/

Të ngjashme