Haxhiu: Thaçi po mundohet të krijojë marrëdhënie të re me Serbinë dhe Rusinë

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 11:06 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, lidhur me takimin Thaçi-Putin, tha se presidenti Thaçi po mundohet t’i zëvendësojë aleatët dhe kjo, sipas saj, është e papranueshme, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi paralajmëruar në vazhdimësi që presidenti ka qëllim që të takohet me Putinin dhe ka kërkesë të vazhdueshme të Thaçit të zëvendësojë aleatët. Ai po mundohet të krijojë marrëdhënie të re me Serbinë dhe Rusinë dhe kjo është e papranueshme”.

Ndërkaq, sa i përket seancës së thirrur nga kryeministri Haradinaj, Haxhiu tha se thirrja e kësaj seance është lojë dhe keqpërdorim i kuvendit.

“Dje ka pasë kërkesë nga kryeministri për seancë të jashtëzakonshme, mirëpo nuk mund të thirret për shqyrtim të projektligjeve që janë detyrë e kuvendit. Prandaj ne kemi pasë edhe dje në mbledhje të komisionit një dakordim që kërkesa e tillë të tërhiqet dhe të kërkojë nga kryesia një seancë të re të jashtëzakonshme pëë shqyrtim të këtyre projektligjeve. Kjo është lojë dhe keqpërdorim i Kuvendit të Kosovës, ne kemi kërkuar që kjo seancë të ndërpritet”.

Të ngjashme