Haxhiu: Thaçi të përjashtohet nga dialogu me Serbinë, s’bëhemi pjesë e asnjë ekipi kur ai është aty

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 13:54 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, ka kërkuar që presidenti Thaçi të përjashtohet nga procesi i dialogut me Serbinë dhe sipas saj të jap përgjegjësi për dëmet që i ka sjellë Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Deklaratat e presidentit Thaçi për neve janë boshe, të kota për faktin se ky njeri ka përgjegjësinë për të gjitha dëmet që ia ka sjellë Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë dhe në këtë rast ai duhet të përjashtohet komplet nga procesi i dialogut duke dhënë madje edhe përgjegjësi politike për të gjitha dëmet që i ka sjellë”.

Ajo në ka ripërsëritur qëndrimin e Vetëvendosjes se nuk mund të vazhdojnë me procesin e dialogut pa u ndërprerë formati aktual.

“…pa e ndalur Hashim Thaçin në aventurën e tij her për shkëmbim territorial e her për koncesione tjera në dëm të Kosovës”.

“Për neve mbetet e papranueshme se si kanë kaluar tre muaj prej kur Qeveria ka proceduar në Kuvend një raport që ka të bëjë me të arriturat dhe sfidat mbi dialogun 6-vjeçar me Serbinë dhe Kadri Veseli si kryetar i Kuvendit nuk ka mundësuar që ai raport të diskutohet brenda Kuvendit”.

“… për shkak se ne duhet ta kemi të qartë se cilat janë problemet e 33 marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani në Bruksel, cilat kanë qenë pengesat për Kosovën, për qytetarët, ku ka humbur Kosova, çka ka fituar Serbia për shkak se ky proces i dialogut në vazhdimësi ka qenë në favor të Serbisë, e ka forcuar pozicionin e Serbisë brenda territorit të Republikës dhe në anën tjetër ka dobësuar jashtëzakonisht Kosovën”.

Ajo shtoi se Kosova duhet ta ketë një listë kërkesash për Serbinë duke filluar nga njohja, kërkimfalja, kthimi i të pagjeturve, dëmshpërblimi për krimet që ka kryer në Kosovë dhe dëmet që i ka shkaktuar asaj, raporton EO.

Për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Haxhiu tha se duhet të sigurojnë votat për rrëzimin e Qeverisë.

“Në anën tjetër ne duhet të sigurohemi që kemi 61 deputetë qe votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë sepse në qoftëse ne nuk kemi 61 deputet dhe vendosim në votim këtë mocion pastaj problemi se qeveria aktuale nëse ky mocion nuk kalohet d.m.th e ka legjitimitetin lër të vazhduar dhe nëse një mocion i tillë nuk kalon edhe 3 muaj tjetër kalon për të marrë mocione të tilla të ngjashme”.

“Prandaj unë mendim se duhet të kemi qasje seriozë duhet të kemi 61 deputet, por edhe bashkërisht si opozitë të gjitha subjekteve opozitarë të përdorin mekanizma të ndryshme për të pamundësuar jetën e kësaj Qeverie, por këtu është një pjesë e madhe e grupeve parlamentare që është PSD-ja sepse ne sot do vazhdojmë seancat me radhë për të mos qenë pjesë e seancave dhe të mos ketë kuorum që të mos ketë mundësi që të diskutohet dhe padyshim që jeta e kësaj Qeverie do të pamundësohej në këtë drejtim duhet të kemi qasje të kemi numrat ne si Vetëvendosje i kemi, por edhe duhet ndihma e pjesës tjetër opozitare që të realizohen të gjithë numrat”.

“Ne kemi filluar format bojkotit aktiv ndonëse ne i bojkotojmë seancat marrim pjesë kur ne konsiderojmë se është e rëndësishme ku ne duhet të thërrasim seanca të jashtëzakonshme sikur dy që pritem të thirren gjatë javës së ardhshme prandaj ishim këtu për të dhënë votën tonë për projektligjin që e kemi iniciuar ne si Vetëvendosje”.

 

Të ngjashme