Haxhiu thotë se Kurti nuk e akuzoi NATO-n, por Thaçin për marrëveshjen për FSK-në

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 14:44 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se kryeministri Albin Kurti e ka akuzuar ish-kryeministrin Hashim Thaçin për marrëveshjen me NATO-n në vitin 2013 dhe jo sekretarin e kësaj organizate Anders Fogh Rasmussen, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se nuk ka të drejtë të kërkojë llogari nga prokuroria apo raport mbi lëndën.

“Në linjë me atë që ka thënë kryeministri ne kemi trashëguar marrëveshje të dëmshme dhe të rrezikshme dhe në këtë drejtim marrëveshja që e potencuat vazhdon të jetë e dëmshme, ai nuk e ka akuzuar sekretarin e NATO-s, por ka akuzuar titullarin e atëhershme dhe problemet e vjetra nuk mund të adresohen për një kohë të shkurtë. Prokuroria nuk e ka obligim që të më raportojë për lëndët dhe nuk kam të drejtë të kërkojë raport për lëndën”.

“Një nga pikat e rëndësishme ka të bëjë me plotësimin e komisionit për kompensimin e viktimave të luftës dhe anëtarë prokurorja Sevdija Morina dhe deputetja Blera Deliu. Në planin legjislativ shihet edhe ndryshimi i ligjit që adreson afatet e aplikimit, llojet e dëmeve të kompensueshme dhe lehtësime. Gjatë këtyre ditëve kemi pasur raportime për dhunën në familje këtë dukuri dhe fenomen ta adresojnë me veprime konkrete”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme