Haxhiu: Vettingu do të jetë i plotë, do të fillohet nga krerët e institucioneve të drejtësisë

Prishtinë | 18 Qer 2022 | 14:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të ketë vetting të plotë në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga krerët e institucioneve të drejtësisë.

Haxhiu ka thënë në një konferencë për media bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të shtunën, se Komisioni i Venecias ua ka dhënë dritën e gjelbër që të nisë ky proces, duke shtuar se fillimisht janë kërkuar reforma në sistemin e drejtësisë.

“Vetting do të ketë dhe atë të plotë dhe siç duhet, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me Këshillin Gjyqësor edhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me partnerët ndërkombëtarë dhe partitë opozitarë që këto reforma të jetësohen”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, Komisioni i Venecias ka gjetur probleme të shumta në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga mungesa e besimit, korrupsioni, stërzgjatja e gjykimeve, nepotizmi dhe deri te përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit.

Haxhiu po ashtu ka thënë se Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër edhe për formalizimin e punës për Byron Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme