Haxhiu, Vitia e Bislimi… ministrat e Vetëvendosjes

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 23:26 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka zbuluar tre emrat e ministrave që do të udhëheqin me ministritë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thnë se deri më tash janë nda tri ministri të cilat do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, e ato janë; Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave.

Zeka ka thënë se me Ministrinë e Drejtësisë do të udhëheqë Albulena Haxhiu.

Sipas Zekës, Ministria e Shëndetësisë do të udhëhiqet nga Arben Vitia.

Ndërsa me Ministrinë e Financave do të udhëheqë Besnik Bislimi.

Të ngjashme