VV e bindur, asnjë deputet i saj s’e voton demarkacionin

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 13:47 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se asnjë nga deputetët e kësaj partie nuk do të votojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

“Nuk dihet se kur do të procedohet në Kuvend demarkacionim. Por, ne si LVV nuk do ta votojmë. Ka shpifje propaganda në këtë drejtim. Asnjë deputet i LVV-së nuk e përkrah një marrëveshje që humb territor. Nuk mund të jesh deputet i LVV-së që qon dorën lart të nënshkruajë një marrëveshje që humb territor”, u shpreh ajo.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-seanca-per-demarkacionin-shume-shpejt-jemi-afer-arritjes-se-konsensusit/

Të ngjashme