Haxhiu: VV-ja ka vija të kuqe për PDK-në, deri në reformimin e saj

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje po thonë se kanë ende vija të kuqe për PDK’në e Kadri Veselit, ani pse këtij subjekti tashmë ia kanë kërkuar votat për mocionin që mund ta çojë në shtëpi Qeverinë Hoti.

Anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu ka deklaruar sot se vijat e kuqe ende nuk i kanë hequr për Partinë Demokratike.

Ajo thotë se me këtë subjekt nuk do të bënin koalicion.

“Nuk bëjmë koalicion me PDK-në”, thotë Haxhiu, duke shtuar se kjo parti fillimisht duhet të reformohet për të bashkëpunuar me LVV’në.

“VV-ja ka vija të kuqe me PDK-në deri atëherë kur kjo parti të reformohet”, është shprehur ajo në Kanal10.

Haxhiu ka shtuar se me PDK-në mund të bashkëpunohet vetëm në mbledhjen e nënshkrimeve për mocion ndaj Qeverisë Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme