Haxhiu: VV ka siguruar 32 deputetë

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 23:41 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj ka arritur të fitojë 32 deputetë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se 32 deputetë do ta përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Faleminderit përzemërsisht për mbështetjen qytetarë të dashur që jetoni në Kosovë dhe ju mërgata jonë për mbështetjen e fuqishme. Këtë mbështetje, do t’ua kthejmë me shërbim e përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar Haxhiu.

Më herët ishte thënë se VV pritet të fitojë 31 deputetë, por duket se 1 deputet është shtuar pasi sonte janë numëruar edhe rreth 1800 fletëvotime të ardhura me rreth një javë vonesë nga mërgata. Por për përfshirjen e tyre ka vendosur Gjykata Supreme, duke mos përfillur vendimin e trupit profesional – KZAP.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, ndërsa LDK-ja e dyta. Këto dy parti janë duke zhvilluar takime në vazhdimësi për të harmonizuar qëndrimet rreth programit qeverisës.

Të ngjashme