Haxhiu: Xhevë e Fehmi Lladrovci dhe Fatime Hetemi – dëshmorë të luftës së lavdishme

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Xhevë Lladrovci, Fehmi Lladrovci dhe Fatime Hetemi, janë dëshmorët e luftës së lavdishme.

Sipas saj, rënia e tyre vetëm sa ka ngritur frymën çlirimtare tek gratë e burrat për të qëndruar bashkë në rezistencë deri në çlirimin e plotë të vendit, njofton Klan Kosova.

“Xhevë Lladrovci, Fehmi Lladrovci dhe Fatime Hetemi, janë dëshmorët e luftës së lavdishme, rënia e të cilëve vetëm sa ka ngritur frymën çlirimtare tek gratë e burrat për të qëndruar bashkë në rezistencë deri në çlirimin e plotë të vendit. Lavdi veprës heroike të dëshmorëve të luftës sonë çlirimtare”.

Të ngjashme