Haziri-Adriana Matoshit: Uroj të keni sukses në Lëvizjen e Kuqe e të Majtët, të kemi njohur si mikroborgjeze

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pasur një urim të veçantë për deputeten e zgjedhur të VV-së, Adriana Matoshi.

Matoshi po ashtu vjen nga qyteti i Gjilanit, teksa Haziri ka thënë se në vendlindje e njohin atë me një epitet të caktuar.

“Suksese edhe nga unë! Uroj të keni suksese me Lëvizjen e Kuqe e të Majtët e Kosovës… në Gjilan je e njohur si mikroborgjeze!”, i ka komentuar ai.

Haziri i ka komentuar Matoshit në postimin e saj në Facebook ku nënshkruhej si deputete e re e Kuvendit.

“Për herë të parë u regjistrova si deputete e Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar ai.

“Faleminderit për besimin e juaj, shpresoj për një të ardhme të ndritur pë t’gjithë qytetarët e vendit! Kofshim e dalshim faqebardhë me punë të mbara e suksese në të gjitha iniciativat!”, ka shtuar ai.

Të ngjashme