Haziri: Do të shkrihen dallimet për taksën, kjo temë po ia harxhon oksigjenin politikës

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 19:10 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pas mbledhjes së kësaj partie ka thënë dallimet sa i përket qëndrimit rreth taksës 100 për qind do të shkrihen me kohë, raporton Ekonomia Online.

“Është njëra nga proceset që Kosovës po ia harxhon oksigjenin politik. Është mirë të angazhohemi në probleme të tjera. Nuk është vetëm ky problem. Ne në qeveri e kemi zëvendëskryeministrin i cili koordinohet në baza ditore edhe me kryeministrin. Konsultimet e brendshme po çojnë në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështjeje”.

“Le të besojmë se hapi i parë është marrë dhe i është dhënë frymë këtij procesi. Deri në një qëndrim përfaqësuesit tonë do të koordinohen mes veti  që t’i japin zgjidhje. Kjo i bie ne po punojmë që dallimet të shkrihen dhe të kemi qëndrime unike. Ne si LDK po angazhohemi të jemi urë politike duke e ruajtur stabilitetin tonë të brendshëm”, tha Haziri. 

Ai ka thënë se këtë mbledhje janë diskutuar për çështje të brendshme të partisë. “Në fokus të interesimit ishin proceset politike që po kalon Kosova, në veçanti roli i LDK-së në Kuvend, qeveri e pushtet lokal”.

“Nuk ka pasur diçka të veçantë përveç angazhimeve që ne i realizojmë në kuadër të kalendarit tonë të rregullt”, theksoi ai

Të ngjashme