Haziri e Dimitrovski konfirmojnë se shumë shpejtë do të hapet pika kufitare Stanqiq-Bellanoc

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar të martën një takim pune në Kumanovë, ku është pritur nga kryetari atje, Maksim Dimitrevski.

Qëllimi i këtij takimit ishtë njoftimi i ekipeve nga Gjilani dhe Kumanova, të cilët po implementojnë dy projektet e bashkëpunimit ndërkifitar, ku janë të përfshira edhe dy ndërmarrje publike, Hidromoroaves dhe Vodovodo.

Haziri e Dimitrevski kanë deklaruar se shumë shpejtë do ta bëjnë publike ditën e hapjes së kufirit Stanqiq-Bellanoc, e cila do të jetë një urë lidhëse mes Kosovës dhe Maqedonisë, përkatësisht qytetarëve të Gjilanit dhe të Kumanovës, si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në atë të zhvillimit të biznesit.

Gjatë takimit, kreu i Kumanovës ka njoftuar se më 11 nëntor do të bëhet edhe binjakëzimi këtyre dy komunave, të cilat janë shemebulli më i mirë i zhvillimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të komunitetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme