Haziri e këshillon Haradinajn: Mos i lejo të flasin njerëzit që nuk kanë vota

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 10:42 | Nga

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka ironizuar me deklaratën e Pal Lekaj, kur e ka lavdëruar LDK-në.

Haziri ka thënë se askush nuk ka të drejt morale apo politike të flas për LDK-në në këtë kohë, sepse sipas tij, dikur të njëjtin njerëz kishin gjuhë denigruese për LDK-në.

Haziri e ka këshilluar kreun AAK-së Ramush Haradinajn që të mos i lejoj të flasin njerëzit që nuk marrin vota.

“Këshilla ime ndaj Ramush Haradinajt kish me qenë që mos me i lan me fol këta njerëz, jo që nuk marrin vota këta, jo që nuk rrezatojnë besim, por përkundrazi, rrezatojnë mos besim dhe rrezatojnë irritim publik. Me fol për deputetët e LDK-së dhe ne emër të LDK-së është ofendim publik nga njerëz të tillë, sepse nuk kanë drejt të flasin e as nuk kanë asnjë lloj arsyeje të drejt morale apo politike sepse gjuha e tyre ka qenë dergarudese kur LDK ka qenë në qeverisje”, ka thënë Haziri për Tribuna.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme