Haziri: Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme

Prishtinë | 17 Gus 2022 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se eri tani, kryeministri i Kosovës ka pasur takime me presidentin serb sa për t’u takuar, por asnjë marrëveshje e re nuk është arritur.

“Është biseduar dhe dakorduar lidhur me metodat e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur nga ish-kryeministrat e Kosovës”, ka shkruar Haziri, në Facebook, në prag të takimit të nesërm të radhës në Bruksel të Kurtit me Vuçiqin.

Sipas ish-kryetarit të Gjilanit, Kurtin nuk e keminparë ende në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën e cila pritet të shtjerret së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar, që në këtë rast është BE dhe Lajçak në emër të përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe lehtësimit të vjen nga SHBA-të.

“Në takimin e nesërm duhet ta kenë parasysh dhe prioritet negocimin sa më të shpejt të zgjidhjes së çështjeve që i kemi përpara. Natyrisht, me marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila përfundon me njohje reciproke dhe i obligon të dyja palët që ta zbatojnë dhe, mbi të gjitha, me këmbëngulësi dhe me vullnet politik duhet të insistojmë që kjo të përfundojë sa më parë sepse status-quo është armiku më i madh i Kosovës, e cila sjell tensione”.

“Në këtë rast, kapaciteti i gjetjes së zgjidhjeve tregohet, jo nëpërmjet policisë, por nëpërmjet dialogut”, ka theksuar Haziri.

Të ngjashme