Haziri i përgjigjet VV-së: Rolin tim në LDK do ta shihni me kohë…

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 22:43 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i ka rikujtuar të gjithë anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se roli i tij në parti është shumë i madh dhe ka ndikim qysh nga koha e ish-presidentit Ibrahim Rugova, shkruan Metro.

Duke parë karrierën e Lutfi Hazirit në LDK, e gjithë skena politike dhe qytetarët e dinë se Haziri ka rol të madh në LDK dhe është pjesë e vendimeve të mëdha që merr LDK gjithmonë.

Haziri ka vendosur t’i kthejë deklaratë të zyrtarëve të Vetëvendosjes, duke thënë se roli i tij në LDK po vazhdon të jetë faktor shumë i rëndësishëm.

“E di fortë mire rolin tim z.Bislimi dhe VV po ashtu… Tjerat shihen me kohë”, ka thënë Haziri duke ju përgjigjur Sekretarit të VV’së, Besnik Bislimi.

Haziri, të shtunën në një postim në Facebook, shkroi se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyrave të LDK’së.

Po ashtu ky i fundit jo vetëm për emrin e kryeministrit, Haziri ka kërkuar nga LVV që presidenti t’i takon partisë së tij dhe në vitin 2021 si pasues i Presidentit Hashim Thaçi të jetë Isa Mustafa.

Të ngjashme