Haziri: Investimi më i madh i Qeverisë është burgu që ia dhanë me qira Danimarkës

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 00:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se, Lëvizja Vetëvendosje me disa grupe të vogla që po qeverisin nuk kanë mbërri me mbulu asnjë krizë deri më tani.

Ai thotë se krizën e parë politike LDK-ja e ka zgjedhë duke e bërë presidente Vjosa Osmani.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka pasur votat që ta zgjedhin atë për presidente.

Ai thotë se LDK-ja ka ndiku në këtë Qeveri pasi PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzu.

Ai duke folur për investime nga jashtë thotë se më i madhi është investimi danez për të sjellur të burgosurit nga atje.

“Me vet faktin që po flasim për investimi më të madh për një burg të dhënë me qira që kushton 200 milionë, atëherë besimi dhe kredibiliteti nuk është kthyer. Investitorët më të mëdhenjë në Kosovë kanë qenë kur LDK-ja i ka pru”, thotë ndër tjera Haziri.

Të ngjashme