Haziri ironizon me kryetarin e Gjilanit, e quan zëvendës të Shpejtim Bulliqit

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, njëherit ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se kjo komunë ka mbetur pa kryetar.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj që të mos e potencoi se Gjilani është komunë e LVV-së, duke ironizuar kështu me udhëheqjen e kësaj komune.

“Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve”, ka shkruar Haziri.

Ai më tej e ka quajtur kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni zëvendës të Shpejtim Bulliqit.

“A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjlanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve”, ka shkruar Haziri.

Të ngjashme