Haziri: Isa Mustafa do të kishte qenë zgjedhja më e mirë për kryeministër

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, mendon se kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka qenë zgjedhja më e mirë për t’u propozuar për kryeministër.

Haziri ka thënë se në katër vitet e fundit, Isa Mustafa e ka përjashtuar emrin e tij për kryeministër tri herë me radhë.

“Edhe sonte mendoj që ka qenë zgjedhja më e mirë, por është hera e tretë që për katër vite që z.Mustafa e përjashton emrin e tij prej tavolinës”, ka thënë Haziri në RTV Dukagjini.

Në dy herët e fundit, Haziri ka thënë se Mustafa nuk ka dashur të propozohet për kryeministër për shkaqe shëndetësore, ndërsa herën e parë këtë e ka bërë për shkaqe politike.

Të ngjashme