Haziri: Ka fituar opozita, jo individi e as grupi politik

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se në zgjedhjet e 6 qershorit nuk  ka fituar individi apo grupi politik por ka fituar Kosova. Ai është shprehur se në këto zgjedhje qytetarët kanë votuar për ndryshimin dhe se fitues të “vegjël” janë LDK dhe LVV.

Haziri në një shkrim në Facebook është shprehur se LDK-ja është duke pritur rezultatin final dhe se cilado parti që del e para duhet ta pranoj këtë rezultat.

“Në Kosovë ka fitu opozita, jo individi e as grupi politik. Nëse e bëjmë një përkufizim, i bie që qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim dhe ia kanë besu LDK’së dhe LVV’së këtë rezultat.

Fitues të vegjël janë LDK dhe LVV. Ne po e presim rezultatin final të zgjedhjeve sepse votat nuk janë numëruar deri në fund.

Cilado parti që del fituese, duhet të sillen përgjegjshëm dhe kokëulur karshi këtij rezultati sepse njerëzit kanë votuar për ndryshim. Nuk kanë votuar as për individin e as për partinë politike.

LDK ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë”!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme