Haziri: Keq nëse PDK bëhet pjesë e karvanit të opozitës

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 18:27 | Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se i vjen keq nëse “karvanit të opozitës i bashkohet edhe Partia Demokratike e Kosovës”.

Haziri në emisionin “Info – Magazine” të Klan Kosovës, ka thënë se votat nuk mungojnë vetëm për demarkacionin, por edhe për çështje tjera.

“Kemi të bëjmë me mocionin e opozitës, e mbështetur më disa deputetë te pozitës. Votat në Kuvend mungojnë, po mungojnë për çdo lloj ligji, dhe ne mund të pyesim se kush është përgjegjës i menaxhimit të Kuvendit. Në Qeveri nuk ka mungesë te vendimmarrjes. Qeveria i ka përballuar punët me sukses”, ka theksuar Haziri.

Sipas tij, pika e 14 e marrëveshjes në mes PDK-së dhe LDK-së, e parasheh që të mos mbështeten mocione dhe iniciativat e njëanshme, duke shtuar se “nëse prishet Qeveria, PDK nuk mund të llogaritë më ne mirëbesimin dhe konstruktivitetin e LDK-së”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme