Haziri komenton deklaratën e Thaçit se ai udhëheq bisedimet, kjo është e drejtë e Qeverisë

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 19:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se do të vazhdojë të udhëheq bisedimet Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Haziri tha se Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar se dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria.

“Gjithçka që i jep kushtetuta institucioneve është e drejtë kushtetuese  në këtë rast gjykata kushtetuese ka vendosur që Qeveria udhëheq me negociata për çështje specifike. Presidenti, Kuvendi i Republikës i kanë detyrat e ndara. Duhet të ndërtohet një frymë uniteti dhe LDK-ja është shumë e qartë dhe e ruajmë frymën kushtetuese, jemi gardianë të fundit që po e ruajmë këtë frymë kushtetuese”, tha ai.

Ai i pyetur nëse LDK-ja ka marrë ftesë nga presidenti ka thënë se ende nuk kanë ndonjë ftesë.

“Neve nuk na ka ardhur asnjë ftesë . gjithçka që vjen në adresë të LDK-së kryetari Isa Mustafa do ta  diskutoj dhe do ta vendosë me kohë. Ne kemi rol  në institucione si parti politike dhe karshi kësaj sillemi me kujdes të veçantë”, shtoi Haziri.

LEXO EDHE:

Të ngjashme