Haziri: LDK-ja është dyfishuar në vota, duke shënuar 100% rritje

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në llogarinë e tij në Fcebook ka falenderuar qytetarët për besimin që votuna Gjilanin dhe LDK-në.

Ai ka treguar se LDK-ja në zgjedhjet e fundit është dyfishuar në vota, duke shënuar 100% rritje, krejt kjo sipas tij falë punës dhe projektit të tyre.

Postimi i tij i plotë:

FALËMNDERIT GJILAN

Në raport me zgjedhjet e fundit, LDK-ja është dyfishuar në vota, duke shënuar 100% rritje. 7611 vota janë shndërruar në 15159 vota. Falë besimit, punës e projektit që e kemi të përbashkët për vendlindjen tonë. Një falenderim nga zemra, për secilin një nga një, që ka besuar, punuar e votuar për Gjilanin, për të përbashkëtat tona e për të mirën e fëmijëve tanë.

Kjo është një shenjë e mirë për qytetin tonë dhe për të ardhmen e përbashkët, që më shumë se kurrë i besohet familjes së madhe politike të LDK-së, duke e bërë atë dukshëm partinë më të madhe.


Të ngjashme