Haziri pasi votoi: Koha është që të punojmë

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 12:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar, Lutfi Haziri, tha se është i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

“Procesi i votimit të fshehtë duhet të shkojë deri në fund, qoftë edhe me një raund tjetër”, ka thënë Haziri.

Ai i ka hedhur poshtë hipotezat se mund të ketë ndonjë marrëveshje në mes të procesit të brendshëm zgjedhor.

Ai ka folur edhe për dy kundërkandidatët e tij, teksa ka thënë se është i lumtur me sjelljen e tyre.

“Jam i lumtur dhe krenar me sjelljen. Lumiri dhe Besiani janë miq të mirë. Janë emra kredibilë për me udhëheq LDK-në”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se “koha në LDK është me punu”.

No description available.

Të ngjashme