Haziri për Osmanin: Nuk është nuse e Preshevës, është e Gjilanit, debati ishte keqkuptuar

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur edhe njëherë lidhur me debatin e dikurshëm me Vjosa Osmanin, në të cilin e kishte quajtur ”Nuse e Preshevës”.

Haziri në Info Magazinën e Klan Kosovës, e pranoi se debatin e kishte shkaktuar vet por deklarata ishte keqkuptuar.

”Vjosa Nuk është nuse e Preshevës, është e Gjilanit. Atë debat e kam shkaktuar unë pa qëllim të keq, është keqkuptuar dhe e kam sqaruar drejt. Nuk është bërë paqëllim por nuk është bërë me të keq”.

”Pa fjalë, pa deklarata, me veprim konkret, unë personalisht me mbështetje politike, kam dëshmuar se në këtë raport s’ka pasur asgjë me Vjosën”.

Një vit më parë Lutfi Haziri, e kishte kritikuar bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmanin, në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve sa i përket Luginës së Preshevës.

Në një status të tij të publikuar atëbotë, Haziri iu ishte drejtuar Osmanit me fjalët “Nuse e Preshevës” dhe se sipas tij ajo po “shet mend për vota”, njofton Klan Kosova.

Numri dy i LDK-së, foli po ashtu edhe për detyrën që shefi i këtij subjekti, Isa Mustafa ia delegoi atij për të drejtuar gjithë fushatën gjatë këtij procesi zgjedhor, njofton Klan Kosova.

”Është qëllim i përbashkët, synim i përbashkët, angazhim i përbashkët. Isa Mustafa më ka deleguar angazhime të veçanta për këtë proces. Ky delegim është besim për mu, është përtej kryetarit”.

”Ai [Isa Mustafa] më ka deleguar besim dhe kjo mbështetje dhe këtë menaxhim që e kemi e kemi të organizuar në tërë konsensusin që ka një qëllim, rikthimin e madh të LDK-së. Ndaj dhe është gjetur një ekip mbështetës që do të punojë në politikat e LDK-së në këtë fushatë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme