Haziri i premton Zhegrës shtatore të Idriz Seferit

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 21:57 | Nga

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili po kërkon dhe një mandat katërvjeçar, ka mbajtur një tubim elektoral në Zhegër.

“Faleminderit pafundësisht për këtë mbështetje madhështore. Po ju informoj se shtatorja e Idriz Seferit po skalitet në bronz dhe më 28 nëntor do të vendoset përballë përballë Agim Ramadanit na lartësi prej 3.8 metra. Nga kjo pjesë kanë dalë kryengritësit më të mëdhenjtë për lirinë e shqiptarëve. Ky tubim është mesazhi më i mirë për rivalët”, ka thënë Haziri, para të pranishmëve.

“Hapja e vendkalimit kufitar në Stanqiq do të ndodhë brenda këtyre muajve. Lajmi i mirë është se Qeveria e konfirmoi dje ndërtimin e Autostradës dhe projektet e mëdha milionëshe që i kemi siguruar gjatë katër viteve. Do të përfundohet palestra në Zhegër, do të vazhdojmë me punë në Çelik, Haxhaj, Demiraj, Terziaj e deri në Stanqiq. Po ashtu, Zhegra do ta ketë edhe palestrën për nxënës dhe do ta ndërtojmë edhe shtëpinë muze të Agim Ramadanit e Idriz Seferit. Me besim në Zot, do t’i realizojmë bashkërisht”, ka shtuar Haziri.

Në tubim janë prezantuar edhe kandidatët për asamble komunale, Isa Agushi me numër 8 dhe Shemsedin Elezi me numër 38.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme