Haziri: Pres nga PDK një “Jo” ndaj mocionit opozitar për rrëzimin e Mustafës

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 18:16 | Nga

PDK e Kadri Veselit ka ca ditë që akuzon LDK-në për mungesë të vendimmarrjes duke thënë se Isa Mustafa nuk po mund t’i bindë deputetët e tij për Demarkacionin.

Por, Lutfi Haziri, i kundërpërgjigjet këtyre zërave duke thënë se qeveria “Mustafa”, ka kaluar të gjitha vendimet e saj dhe akuzat e tilla nuk qëndrojnë.

Haziri, në një intervistë ekskulizve për tesheshi. com tregon se çfarë u bisedua sot në takimin e grupit parlamentar të LDK-së me ambasadorin amerikan, Greig Delawie, dhe ç’mesazh u dha ai “të rebeluarve” që janë kundër Demarkacionit.

Haziri, poashtu flet edhe për mocionin opozitar, zgjedhjet e parakohshme dhe tema tjera të rëndësishme.

Si e shihni bojkotin që dje ministrat e PDK-së ia bën qeverisë? A u bë qëllimshëm kjo sipas jush?

Nuk do e quaja bojkot, ka pas të bëj më shumë me koordinim të punëve mes partnerëve të koalicionit meqë takimi ka qenë mes kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe amabsadorit amerikan, dhe kjo ka të bëj më shumë me pritjen e përfundimit të taimit asgjë më shumë.

Veseli dhe zyrtarë tjerë të PDK-së në orët e fundit po akuzojnë LDK-në për mungesë vendimmarrjeje, pra mungesë të votave për Demarakcionin. Ç’kundërpërgjigje keni si nënkryetar i partisë?

LDK ka thënë edhe në takime brenda edhe e them edhe përmes jush, nuk ka të bëj me vendimarrje, asnjë vendim i qeverisë nuk ka mbetur pa u votuar, pa u kaluar, asnjë proces politik që qeveria e ka pasur përgjegjësi nuk e ka lënë pa e kaluar çështjen në Kuvend. Kuvendi e ka kryetarin, kryesinë, ata duhet të merren me çështjen e angazhimeve. LDK-ja nuk është grupi i vetëm politik, janë edhe disa grupe tjera që janë pjesë e Kuvendit dhe duhet punuar me të gjithë që të kalohet proesi i ratifikimit të marrëveshjes, qoftë edhe legjislacioni, pasi legjislatura këtë detyrë e ka.

Ju sot së bashku me Mustafën keni mbajtur një takim me amabsadorin Delawie dhe më pas edhe grupi parlamentar. A mund të na thoni çfarë është diskutuar, ç’mesazh dha ai?

Krejt është në funksion të stabilitetit të vendit dhe stabilitetit të institucioneve. Kjo është pjesë e angazhimeve që edhe partnerët e koalicionit i kanë zhvilluar këto ditë, edhe me partnerët ndërkombëtarët, SHBA-në dhe BE-në në veçanti, në mënyrë që me zbardhë krejt agjendën politike në Kosovë.

Çfarë u tha ambasadori Delawie grupit të deputetëve të LDK-së që janë kundër Demarkacionit?

Asgjë më shumë e asgjë më pak që e kanë thënë në deklaratën e publikuar dje (Kuvendi të votojë Demarkacioni). Deklarata është e njëjtë, vetëm është konfirmuar, ky është qëndrim zyrtar i Ambasadës Amerikane i përcjell nga qeveria amerikane, dhe si i tillë ka qenë mundësi e mirë që deputetët me ndëgju nga vet ambasadori që është qëndrim zyrtar dhe nuk munden teoritë e konspiracionit me rrëzu një qëndrim zyrtar jo vetëm ratifikimit të Demarkacionit por edhe proceseve tjera në Kosovë.

A pritni që të kalojë mocioni opozitar për rrëzimin e qeverisë, apo ka gjasa që koalicioni të prishet para mocionit?

E sigurt është seanca për mocionin që do mbahet nesër në ora 10:00. Mocioni opozitar nuk mund të kalojë pa votat e PDK-së. Natyrisht pres reagimin pozitiv të PDK-së, që të mos mbështesh një mocion të tillë, sado që është çështje e lidershipit të tyre për të vendos.

Ku e shihni LDK-në pas zgjedhje të reja, kurdo që mbaheshin ato? A jeni në bisedime me ndonjë parti për ndërtimin e një koalicioni parazgjedhor?

LDK është e fokusuar në agjendën shtetërore, në qeveri, në rolin tonë në Kuvend dhe në shtet. Sidoqoftë, nëse vihet derisa te situata e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, LDK-ja beson shumë se do dale parti e parë.

Kurse, sa i përket ndërtimit të koalicionit parazgjedhor është çështje e mëvonshme, për momentin nuk është prioritet i LDK-së.

A do kërkohet përgjegjësi nga kryetari dhe mëposhtë nëse LDK nuk fiton zgjedhjet? A jeni ju i gatshëm të merrni udhëheqjen e partisë për të reformuar më pas atë?

Mustafa, e ka mandatin politik të Kuvendit të LDK-së dhe këtë mandat nuk mundet t’ia diskuton askush dhe Mustafa sot është kryeministër dhe kryetar i LDK-së dhe i tillë do mbetet në çdo situatë politike që bëhet brenda.

Për fund, si e shhihni deklaratat e bashkëpartiakëve tuaj, ku disa thonë se nuk do e njohin Thaçin president nëse prishet koalicioni, e disa të tjerë se do kërkojnë rrëzimin e tij?

Në radhë të parë duhet ta bëj mend lidershipi i PDK-së se a duan ta kenë një president që përfaqëson unitetin e gjërë në vend, ose një president i cili nesër do jetë i anëtarëve të PDK-së.

Deklaratat e deputetëve unë nuk i komentoj. Ata janë të votuar dhe kanë të drejtë të deklarohen. LDK-ja sa i përket këtij qëndrimi edhe më tutje mbetet peng i marrëveshjes së koalicionit, dhe nëse kjo marrëveshje prishet ajo si e tillë bie në tërësi në tokë.(tesheshi.com)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme