Haziri i quan palaço politikë deputetët e mundshëm të LAA-së pro PAN-it

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 19:29 | Nga

Palaço politikë i ka konsideruar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deputetët e mundshëm nga koalicioni i partisë së tij që do të votonin PAN-in, duke thënë se është obligativ vendimi i partnerëve të koalicionit për votim kundër Kadri Veselit dhe PDK-së.

Kundër do të jetë edhe vota e Vetëvendosjes, derisa partitë ende nuk kanë vendosur nëse do të qëndrojnë në sallë në kohën e votimit apo si do të veprojnë, raporton koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme