Haziri reagon pas kërcënimeve ndaj Fidan Jupollit: Distancohem plotësisht nëse janë të LDK-së

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Haziri reagon pas kërcënimeve ndaj Fidan Jupollit: Distancohem plotesisht nëse janë të LDK’së

Kreu i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas kërcënimeve që i janë bërë gazetarit të T7 dhe autorit të emisionit “DPT te Fidani”, Fidan Jupollit.

Haziri ka thënë se distancohet plotësisht nëse kërcënuesit e gazetarit Jupolli janë të LDK’së, edhe pse sipas kreut të Gjilanit një gjë e tillë është e pabesueshmë.

Haziri ka shprehur keqardhje për kërcënimet që i janë bërë Jupollit derisa ka shprehur mbështetje për gazetarin e T7.

“Fidan, më vjen keq. Por, nëse janë të LDK-së (që është e pabesueshme), unë distancohem plotësisht. #meFidanin me za të lartë!”, ka shkruar Haziri.

Fidan Jupolli të martën mbrëma derisa po realizonte një intervistë për ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se ka marrë kërcënime me jetë.

Ai sot bashkë me avokatin e tij për të njejtën çështje i janë drejtuar edhe autoriteteve të rendit.

Ndërkohë për kërcënimet ndaj tij ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Fidan, më vjen keq. Por, nëse janë të LDK-së (që është e pabesueshme), unë distancohem plotësisht. #meFidanin me za të lartë!

Gepostet von Lutfi Haziri am Mittwoch, 15. April 2020

Të ngjashme