Haziri: Shpejt do të dëshmohet sa e dëmshme ishte ideja për shfuqizimin e Speciales

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 20:47 | Nga

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është shprehur se sot kur BE lansoi strategjinë, të gjithë po rekomandojnë për përmbushjen e obligimeve për Specialen e Demarkacionin.

Haziri ka thënë se kjo po bëhet me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm pa viza dhe të fuqizohet shteti.

Ai ka shtuar se shumë shpejt do të dëshmohet sa gabim kanë qenë dhe çfarë dëmi i kanë shkaktuar vendit liderët politikë që tentuan ta shfuqizojnë specialen.

Reagimi i plotë:

Sot kur BE lansoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor dhe integrimet europiane, Brukseli, Washingtoni dhe miqtë tanë n’krejt dynjanë, po na rekomandojnë vazhdimisht për përmbushjen e obligimeve për Specialen e demarkacionin.

Krejt kjo për me iu mundësue qytetarëve lëvizjen e lirë pa viza dhe fuqizimin e shtetit tonë. LDK, qe 28 vjet asht në lidhje speciale me Amerikën e shtetet mike të Europës dhe në koordinim me ta, sot e kemi shtetin tonë, të cilin duhet ta fuqizojmë sa më shumë.

Koha për veprime urgjente të liderëve politikë e institucional të Kosovës për integrime euroatlantike dhe në miqësi speciale me Amerikën.

E, ata që mendojnë ndryshe, s’janë prej nesh. Shumë shpejtë ka me u dëshmue sa gabim kanë qenë dhe çfarë dami i kanë shkaktue vendit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme