Haziri: Sot arrihet marrëveshje e madhe për ndryshim, presidentin e propozon LDK-ja

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Negociatat ndërmjet LVV e LDK për bashkëqeverisje, pritet të përfundojnë sot, me një marrëveshje të madhe për ndarjen e tri posteve kryesore si dhe resorëve qeveritarë.

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së i ka thënë portalit MediaFokus.info se sot është dita kryesore e arritjes eventuale të marrëveshjes.

Haziri e ka quajtur këtë “marrëveshje e madhe për ndryshim”.

Qeveria me 12 ministri, sipas kësaj marrëveshje, do të ndahet në mënyrë të barabartë, ndërsa kryeministrin e jep LVV, ka thënë Haziri për MediaFokus.

Për Kuvend dhe Presidencë, kandidati do të jetë i përbashkët, por i propozuar nga LDK_ja. Pra, kjo nënkupton se kryeparlamentari dhe presidenti i mbeten LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme